Përshkrim
Ngrohës elektrik i dhomës
Ngrohësit elektrikë të dhomës eloMENT VER punojnë në parimin e rrjedhjes natyrale të ajrit (konvekcioni). Ato mund të përdoren për ngrohjen e banjove, garazheve dhe të gjitha ambienteve të banimit. Ngrohësit kanë mbrojtje ndaj spërkatjes (IP24). Grilat e shkarkimit të ajrit janë të vendosura në nivelin e anës së përparme, në mënyrë që të ketë hapësirë të mjaftueshme midis ajrit të ngrohtë dhe murit ose perdeve, duke shmangur kështu ndotjen e tyre. Temperatura e barabartë dhe më e ulët e daljes së ajrit të nxehtë i ofron përdoruesit rehati më të madhe. Me termostatin e integruar dixhital me ndriçim të pasëm, është i mundur kontrolli i temperaturës në rangun nga 5 deri në 30 C, në intervale të caktuara kohore. Përveç kësaj, përdorimi i mbrojtjes nga ngrica, mbrojtja e dritareve të hapura dhe mënyrat e funksionimit të paracaktuara “natë ose ditë” janë në dispozicion të përdoruesit.
Të dhënat teknike
eloMENT VER | |
---|---|
Në përgjithësi | |
Efekti | 0,75 / 1,0 / 1,5 / 2,0 / 2,5 kW |
Lartësia | 450 mm |
Gjerësia | 426/426/582/738/894 mm |
Thellesi | 100 mm |
Pesha | 4,6 – 9,2kg |