Vaillant

Zgjidhje ideale e ngrohjes për një jetë të mirë.

Vaillant Group është një kompani që zhvillon produkte për ngrohje, ftohje dhe ujë të nxehtë.

Kompania punëson ~17,000 njerëz në mbarë botën dhe gjeneron një qarkullim vjetor prej rreth 3.7 miliardë euro(2021). Kjo e bën Vaillant Group një nga kompanitë më të mëdha në sektorin e saj në Evropë. Kompania familjare është një lider në tregun global në segmentin e bojlerëve të varur në mur. Aktivitetet e grupit fokusohen në zhvillimin e produkteve të gjelbra(ekologjike), dhe në veçanti të produkteve të kursimit të energjisë dhe miqësore me mjedisin, me synimin për të arritur një rritje të qëndrueshme dhe fitimprurëse. Selia e Vaillant Group ndodhet në Remscheid, North Rhine-Westphalia – Gjermani. Kompania është ende njëqind për qind në pronësi të familjes sot.

Partnerët tanë