Visioni

Të sjellim në tregun kosovar produktet më bashkohore dhe më cilsore të ngrohjes, ftohjes dhe energjive te reja.

Misioni

Të jemi lider të tregut në pajisjet e ngrohjes, ftohjes dhe energjive të reja.

Vlerat tona

Korrektësia dhe produktet cilësore të markave europiane dhe botërore, na bënë që sot e 20 vite të udhëheqim tregun e pajisjeve të ngrohjes qendrore, me pika në Pejë dhe Prishtinë dhe me mbi 20 distributor në të gjithë Kosovën

Pejë
Prishtinë

TERMOTEKNIKA SHPK

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuara Termoteknika me bazë në kilometrin e 2-të Magjistralen Pejë- Deçan dhe me njësi në Çagllavicë, Prishtinë dhe Pejë, është biznes i themeluar në vitin 2000. Veprimtaritë kryesore të kompanisë janë tregtia me shumicë e pjesëve elektronike, pajisjeve hidraulike dhe të ngrohjes, si dhe pjesëve të furnizimit, servisimi i atyre pajisjeve dhe aftësimi profesional. Termoteknika filloj punën si përfaqësues ekzkluziv për Kosovë i kompanisë kroate CENTROMETAL për produktet kaldaja me dru e duke vazhduar e duke u rritur gjatë viteve me përfaqësi dhe produkte të reja.

Sot kompania TERMOTEKNIKA është përfaqësues ekskluziv për Kosovë i brendit të njohur Vaillant nga Gjermania për produktet e ngrohjes, ftofjes, ventimilimit dhe kondicionerëve të ajrit. Po ashtu jemi edhe përfaqësues ekskluziv i kompanive VIEGA nga Gjermania dhe SHBA, Thermotechnik TTO nga Kroacia, GRUNDFOS nga Danimarka, HEIMEIER nga Gjermania, SALUS Controls nga Hong Kongu, CALEFFI nga Italia, REMS nga Gjermania dhe RIDGID nga SHBA.

Termoteknika SHPK sot ka 20 punëtorë të rregullt, 10 në bazën kryesorë në Pejë dhe 10 punëtorë në njësinë në Çagllavicë, Prishtinë.